Mimoza Kusari Lila “godet” Ramushin: E marrtë dreqi Kryeministër!

0
157

Në media është raportuar se kryeministri Ramush Haradinaj ka aplikuar për pasaportë shqiptare, pasi atij i është refuzuar viza për vizitë në SHBA.

Pas këtij lajmi ka reaguar deputetja Mimoza Kusari Lila, e cila ka thënë se ky lajm shkon përtej skandalit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se ai po e mban vendin të izoluar, por që për ta shpërthyes izolimin e tij, aplikon për pasaportë në Shqipëri.

“E marrtë dreqi Kryeministër, pse nuk e morret më herët këtë pasaportë, por tash si Kryeministër?! Apo nuk ka kufinj të poshtëm të nënçmimit që ju ia bëni çdo ditë qytetarit të Kosovës”, ka shkruar Kusari Lila në Facebook.

Postimi i plotë:

“Haradinaj aplikon për pasaportë të Shqipërisë”

Sikur lajmi të ipej me 1 Prill edhe do të kishte një marifet. Sot ky lajm shkon përtej skandalit.
Vetëm mund të paramendojmë si do të dukej sikur një Kryeministër i një vendi tjetër në Evropë të aplikonte për pasaportë të vendit fqinj?!

Përgjegjësinë për izolim të Kosovë e mban në masë Kryeministri aktual i Kosovës, i cili për të shpërthy izolimin e vet personal, tash nga posti i vet aplikon për pasaportë të Republikës së Shqipërisë.
E marrtë dreqi Kryeministër, pse nuk e morret më herët këtë pasaportë, por tash si Kryeministër?!
Apo nuk ka kufinj të poshtëm të nënçmimit që ju ia bëni çdo ditë qytetarit të Kosovës.
Lirisht citoju edhe këto rreshta qytetarëve se nuk ju ka mbetur tjetër:

“Ju në varfëri unë i pasur
Ju të izoluar unë i lirë
Ju të dobët unë me forcë, muskuj dhe pushtet”

Sot kur duhet të bëni zgjidhje për izolimin e Kosovës, ju bëni zgjidhje për veten tuaj. Sot kur duhet të mendoni për mirëqenien e Kosovarëve, ju punoni ekskluzivisht për mirëqenien tuaj.

Rri Kryeministër në Shqipëri, le të japin pozitë nderi atje.

Kosova meriton shumë më mirë se qeverisjen tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here