iliri Deda: Dy veprimet që tregojnë se Thaçi dhe Haradinaj po përgatiten për të dalë në opozitë

0
229

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se dy veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj tregojnë se ata po përgatiten si udhëheqës në opozitë.

Deda ka aluduar në atë që Thaçi në natën e 22 dhjetorit, ku u tentua që të shfuqizohej Specialja, kishte menduar që me gjysmë milion euro të qytetarëve, të blente te ardhmen politike. Kurse Haradinaj me nënshtetësi të Shqipërisë, sipas tij, mendon t’i ikë izolimit ndërkombëtar.

Deda thotë se asnjëra e as tjetra nuk mund të ndodh.

Ja postimi i plotë i tij:

Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here