cilin preferojnë shqiptarët Donald Trump apo Vladimir Putin, e zbulon Gallup.

0
251

Kë preferojnë shqiptarët Donald Trump apo Vladimir Putin, e zbulon Gallup.

Një rezultat totalisht i papritu ka dalë nga sondazhi më i fundit i Gallup mbi preferencëve të liderëve botërorë në Shqipëri.

Sipas sondazhit Global Leaders Preference, i cili është zhvilluar nga tetori në dhjetor 2017 në çdo vend të botës, në Shqipëri më popullor është presidenti rus Vladimir Putin sesa ai amerikan Donald Trump.

Sipas shifrave të publikuara nga Gallup, Putin pëlqehet nga 68% e shqiptarëve, ndërsa Trump nga 67% e tyre.
Në vendin tonë më popullorja padiskutim mbetet kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila pëlqehet nga mbi 82% e shqiptarëve, kurse në vend të dytë gjendet presidenti francez Emanuel Macron me 77% të preferencave.

Në të njëjtin nivel gjendet edhe Papa Françesku me 77%. Duket se ky opinion nuk është dhënë vetëm nga popullsia katolike por edhe komunitetet e tjera.
Preferenca për Papën është dhënë siç duket nga mesazhet politike dhe sociale që ai jep. Këtë tregon edhe preferenca në Bosnjë që për priftin argjentinas të emëruar në krye të Vatikanit është e lartë, bën me dije “tesheshi”.
Pas Papës, në vendin e katërt rreshtohet kryeministrja britanike Theresa May, me 69%, ndërsa thuajse vetëm me një pikë diferencë renditen më pas Vladimir Putin me 68%, Donald Trump me 67% dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan me 65%.

Ky fenomen është i çuditshëm pasi  në shumë vende perëndimore, ku popullsia është kryesisht e krishterë, Erdogan është mjaft popullor.

Një e dhënë interesante në këtë sondazh është se Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Saud, është njësoj popullor në Shqipëri si kryeministri i Izraelit Beniamin Netanyahu.

Por më popullor se të dy është presidenti kinez  Xi Jiping me 62%.

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani është gjithashtu më popullor se Mbreti Saudit, vendi rival i Teheranit në Gjirin Arabik.
Më shumë se të dy pëlqehet në Shqipëri kryeministri indian Narendra Modi, jo për arsye njohjeje, por thjesht  nga madhësia e këtij vendi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here