Deshmitari Mehmeti : Pagujten 25 mijë euro për vrasjen e polices Sebahate Tolaj?

0
189

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Në rrëfimin e tij për Zona e Debatit, Mehmeti ka treguar si është ekzekutuar pjesëtarja e Shërbimit Policor të Kosovës, Sebahate Tolaj, nga pjesëtarët e grupit kriminal që i takonte ai vet, njofton Klan Kosova.

Arsyeja pse u bë atentati ndaj saj kishte të bënte me faktin se policia ishte mike e mirë e Tahir Zemajt dhe se pas vrasjes së këtij, ajo po hetonte rastin e ish-komandantit të FARK-ut.
Mehmeti pretendon se personi që është dënuar për këtë rast, nuk është dorasi. Vrasës, sipas tij, është dikush tjetër që nuk u dënua kurrë. Në fakt, për këtë vrasje, dikush kishte paguar 25 mijë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here