Avokati Tomë Gashi – RASTIN E VRASJES SE ASTRIT DEHARIT TË MOS E PËRDOR ASKUSH PËR QËLLIME TË VETA.

0
198

Toma Gashi sod ne proflin e ti tha mos e perdorni rastin Degari per qellim tuaj politike
ky eshte postimi e ti sod ne profilin e ti ne facebook

RASTIN E VRASJES SE ASTRIT DEHARIT TË MOS E PËRDOR ASKUSH PËR QËLLIME TË VETA.

Menjëherë pas vrasjës së Astrit Deharit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, publikisht në KTV, është deklaruar z.Albin Kurti se kemi të bëjmë me vrasje të aktivistit të Lëvizjës Vetëvendosjes! dhe se ky aktivist i VV-së është vrarë në duar të shtetit, për shkak të aktivitetit të tij politik.
Z.Albin Kurti është deklaruar i pari në media, se Astriti ka hyrë i gjallë në Qendren e Paraburgimit në Prizren dhe është nxjerrur i vdekur nga Institucioni ku jeta e tij do të duhej të ishte e sigurtë.
Z.Dardan Molliqaj, në takimet me mua, asnjëherë nuk ka deklaruar ndryshe, përveç se Astrit Dehari është vrarë.
Ne kemi kërkuar dhe janë bërë ekspertiza të ekspertëve të pavarur që e kanë vërtetuar se Astrit Dehari është vrarë, dhe tani jemi në pritje të angazhimit të Institutit zviceran të Mjekësisë Ligjore për të kryer hetime të pavarura, dhe në kuadër të hetimeve të pavarura edhe ekspertiza të pavaruara në lidhje me rastin e vrasjës së Astrit Deharit, në mënyrë që kjo çështje në aspektin jurdik të mbyllet.
Këtë e kanë kërkuar prindërit e Astritit, dhe kjo e drejtë e tyre për angazhimin e Instititutit zviceran duhet të realizohet.
Rasti i vrasjës së Astrit Deharit nuk është çështje private e askujt, ne cilesin e perfaqesuesit juridik – Avokat I familjes Dehari kerkoj qe askush te mos e perdor kete rast për qëllime të veta politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here