Vjosa Osmani – Afati i fundi për Demarkacion për shkuar ne Kuvend

0
131

OSMANI TREGON DITËN KUR DEMARKACIONI SHKON NË KUVEND

Deputetja e LDK-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osmani, ka thënë se çështja e demarkacionit do të shkojë të hënën në Kuvend.

Deputetja Osmani, duke folur në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini, ka thënë se komisioni nuk do të dalë me qëndrim lidhur me këtë çështje, por vetëm do ta procedojë për shqyrtim në Kuvend, pa bërë rekomandime për deputetët nëse duhet ta votojnë ose jo Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo e ka quajtur qesharake deklaratën e kryeministrit Haradinaj se LDK po zvarrit procedimin e Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvend.

“Kjo është jo vetëm qesharake, por është edhe për keqardhje që një kryeministër nuk i din as procedurat më të thjeshta se si kalon një projektligj nëpër Kuvend, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare”.

“Në qoftë se zoti Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton, kanë pasur vullnet që kjo çështje të kalojë në Kuvend, këtë kanë mundur ta bëjnë duke thirre një seancë të jashtëzakonshme, pa pasur nevojë të kalojë nëpër komision”, tha Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here