Presidentit Rugova dhe komandantit Adem Jashari, rrëfen njeriu i afërt i tyre tregon te vërteten e raporteve ndërmjet

0
318

E vërteta e raporteve ndërmjet Presidentit Rugova dhe komandantit Adem Jashari, rrëfen njeriu i afërt i tyre..

Presidenti historik, Ibrahim Rugova jo rrallëherë u quajtë si arkitekti i pavarësisë së Kosovës. Ai ka më së shumti merita për Pavarësinë që sot e 10 vite e feston Kosova. Për politikën që bëri Presidenti Rugova foli e gjithë bota, e njohu si politikan dhe diplomat që spikati filozofinë e mundësisë së mposhtjes së dhunës me mjete paqësore. Këtë vizion presidenti Rugova e jetësoi dhe është strategu i vetëm i këtij lloji në botë.

Një meritë të madhe për pavarësinë e Kosovës padyshim e kishte edhe komandati Adem Jashari, i cili u flija bashkë me familjen e tij. Lufta që bëri ai, dhe mosdorëzimi deri në minutat e fundit të jetës, u bë e njohur në gjithë botën. Edhe falë veprës së komandantit Adem Jashari, Kosova njihet në mbarë botën.

Por disa herë është përfolur rreth raporteve që kishin dy më meritorët e Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti Adem Jashari.
Skënder Zogaj është një prej dëshmitarëve të zhvillimeve të viteve 90-ta në Shqipëri. I emëruar nga presidenti Ibrahim Rugova si përfaqësues i Zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë, zyrë kjo që kryente funksionet e një Ambasade shtetërore, Zogaj ka qenë pjesëmarrës dhe promotor i mjaft zhvillimeve të kohës pas vitit 1992 në Shqipëri. Zogaj në një prononcim për “Bota sot” shpalos detaje për relacionet e tjera në mes të presidentit Ibrahim Rugova e Adem Jasharit.

“Për raportet ndërmjet Presidentit Rugova dhe heroit Adem Jashari është kalkuluar shumë nga njerëz dhe koluare profiterësh politikë, materialë ose shërbyes të shërbimeve intelegjente, të angazhuar për qëllime të pengimit të çlirimit të Kosovës nga okupimi serb dhe të çlirimit të Shqipërisë nga diktatura kumuniste! Koluaret e këtilla nuk kanë lënë asgjë pa bërë për të fsheh të vërtetën e raporteve ndërmjet dy figurave më madhore të gjithë historisë së Kosovës, që janë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari”, thotë Zogaj.

“Pos Adnan Merovcit, Mehmet Krajës, Zymer Berishës, Nikë Gjeloshit dhe një numri të vogël të shokëve të Ademit nga angazhimi në ushtrimet ushtarake në Shqipëri, të tjerët nuk dinë asgjë rreth raporteve të Ibrahim Rugovës me Adem Jasharin! Ndër dëshmitarët më të afërt jam unë, që si zyrtar i Zyrës së Përfaqësisë së Republikës së Kosovës në Tiranë, isha në kontakt zyrtarisht më Presidentin dhe si shok e mik me Adem Jasharin gjatë qëndrimit të tij në Tiranë”, thekson Zogaj për “Bota sot”.

Ai ka folur më tutje edhe për fotografinë e shkrepur në aeroportin e Rinasit dhe takimin ndërmjet presidentin Rugova dhe komandantit Jashari. Ai thotë se askush nuk e di se çfarë është biseduar në takimin katër sy, megjithëse i di përshtypjet e tyre për njëri tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here