Ma e reja nga Shpat Kasapi: “Dashurinë Dhe Pasionin I Shfaq Me Këngë”

0
228

Artisti ynë me famë të madhe nga Maqedonia, Shpat Kasapi me talentin e tij muzikor, arriti të bëhet njëri nga profesionistët më në zë të estradës shqiptare. Mbi 100 këngë, siecila histori e sukses më vete, janë të arriturat e tij, pa përmendur pjesëmarrjet e tij të shumta nëpër festivale e mijëra mbrëmje e manifestime nëpër mbarë botën ku ka shqiptarë. Ai ndjehet i shqetësuar për gjendjen e tanishme të muzikës shqiptare, e për të folur për këtë dhe shumë gjëra të tjera, ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme:…

Teksteshqip: Po e nisim intervistën në mënyrën më klasike: Ku keni lindur dhe si e keni kaluar fëmijërinë?
Shpat Kasapi: Kam lindur në Tetovë më 1 maj 1985. Kam qenë fëmija më i llastuar dhe më i përkëdhelur i familjes, dhe qysh i vogël jam marrë me muzikë.

Teksteshqip: Kush e zbuloi talentin tuaj dhe kë kishit përkrahësin më të madh fillimisht?
Shpat Kasapi: Talentin tim e zbulan prindërit e mi, i ndjeri babai im, i cili njëkohësisht në atë kohë ishte menaxher i “Elitës 5”, e bashkë me mamin më frymëzuan që unë sot të arrij këtu ku jam.

Teksteshqip: Si do e përkufizonit termin “muzikë”?
Shpat Kasapi: Termin muzikë e përkufizoj si një formë të artit, mediumi i së cilës është zëri i organizuar në kohë. Më thjeshtë, muzika për mua është burim që rrjedh nga shpirti.

Teksteshqip: Me kë bashkëpunuat për projektin e parë?
Shpat Kasapi: Projekti im i parë ka qenë kënga “Axhamiu”, me të cilën identifikohem edhe sot. Për të kam bashkëpunar me Avni Qahilin!

Teksteshqip: Fillimet e vitit 2000 ishin kulmi i karrierës suaj. Kujt i detyroheni për sukseset gjigande?
Shpat Kasapi: Për sukseset e mia të arritura nga periudha 2000 e deri në ditët e sotme i detyrohem dhe i falenderohem familjes, babit tim të ndjerë, motrës, vëllait, shoqërisë dhe shtyllës kryesore të jetës sime, mamit tim!

Teksteshqip: Ju kujtohet dot ndonjë çast komik nga jeta?
Shpat Kasapi: Kam pasur shumë çaste komike që më kanë ndodhur. Do kisha veçuar ndoshta momentin kur e kam djegur shtëpinë me shkrepsë duke i kërkuar të hollat që më kishin rënë nën divan! (qesh)

Teksteshqip: Si është një ditë e zakonshme e juaja?
Shpat Kasapi: Një ditë e imja e zakonshme nuk e ka ritmin e njëtë të çdo dite. Zgjohem nga gjumi, pij një kafe me mamin, ajo niset për në punë e unë dal në takimet e mia për punë, vazhdoj shoqërimin me shokë apo shoqe për kafe. Kthehem në shtëpi e shoh ndonjë film, hulumtoj për ndonjë projekt timin, e kështu me rradhë…

Teksteshqip: Po nga bashkëpunëtorët, cilët i keni më besnik?
Shpat Kasapi: Realisht nuk do të kisha cekur me emër se cilët janë me besnik, e cilët jo…! Deri më tani, me të gjithë ata që kam punuar, më kanë dalur korrekt dhe i janë përshtatur stilit e zhanrit tim. I kisha dhe i kam besnik edhe në ditet e sotme…

Teksteshqip: Ju pëlqejnë më tepër baladat, apo këngët ritmike? Pse?
Shpat Kasapi: Më pëlqejnë që të dyja, si balada po ashtu dhe kënga ritmike. Muzika në ditët e sotme shumë është komercializuar dhe po bën këngë çdo i dyti,kjo paksa e ka zbehur vlerën e muzikës për arsyje se muzika tani po shihet e fare pak po dëgjohet, po kjo s’do të thotë se nuk ka akoma të atillë që e kuptojnë artin muzikor. Që të dyja i këndoj, por baladat them se i këndoj më me zemër e më me ndjenja.

Teksteshqip: Sa albume keni realizuar deri më sot dhe a ia vlen të investohet më për albume?
Shpat Kasapi: Deri më tani kam realizuar 10 albume. Mendoj se çdo këngëtar ia vlen të investojë në albume, por krahasuar me periudhën para 10 viteve, vlera e albumit dikur ishte më e madhe, sepse atëherë s’ishte i afirmuar interneti e rrjetet sociale, ndërsa sot çdo këngë e gjen në internet.

Teksteshqip: Përveç muzikës, keni profesion të dytë?
Shpat Kasapi: Përveç muzikës që e kam profesion dhe pasion, merrem edhe me nje biznes privat familjar, ku herë pas here i jam përkushtuar edhe atij.

Teksteshqip: Jeni duke pregaditur ndonjë projekt të ri?
Shpat Kasapi: Meqenëse jemi ne sezonën e verës, ku secili artist mundohet të sjellë hite, një gjë të tillë jam duke e bërë edhe unë. Së shpejti do publikoj një këngë me vidioklip!

Teksteshqip: Shpat, ne ju falenderojmë që gjetët kohë t’i përgjigjeni ftesës sonë. Ju urojmë sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë.
Shpat Kasapi: Faleminderit edhe juve, i përshëndes të gjithë fansat e mi kudo që janë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here