Lumir Abdxhiku – Tregom qe ende skemi marr incjativë per me rrëzuar Qeverin pse at muj ta bajm me vv

0
264

ABDIXHIKU TREGON ARSYEN PËRSE LDK NUK KA FILLUAR TA RRËZOJË QEVERINË HARADINAJ

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur rreth mundësisë për ngritjen e një mocioni të mosbesimit nga opozita ndaj qeverisë aktuale.

Ai në emisionin Zona B të Klan Kosovës ka thënë se duhet t’i bashkërendojnë aktivitetet edhe me palët tjera, pasi që LDK nuk i ka 61 deputetë.

“Duhet t’i bashkërendojmë aktivitetet me palët tjera, sepse LDK-ja nuk i ka 61 deputetë, po t’i kishte 61 deputetë do ta bënim në ditën e parë”, tha ai.

Mirëpo, ai përmendi dy palë zgjedhjet në të cilat kaloi Kosova vitin e kaluar, si dhe pritjen deri sa të kuptohet se kjo qeveri e ka bllokuar Kosovën dhe se është prishur me komunitetin ndërkombëtar, si momentin kur, sipas tij, LDK duhet dhënë një zgjidhje për hir të qytetarëve.

Tutje, Abdixhiku tha se LDK gjithmonë ka qenë gati për qeveri, dhe se është garanci që i lë qytetarët të flenë të qetë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here