Kadri Veseli : Shperthen del tani Kundra Hashim Thaqit

0
215

Kadri Veseli ka shkruar një kolumne të gjatë, në të cilën ka qartësuar pozicionin e tij karshi Gjykatës Speciale. E titulluar “Mbi dramën e Gjykatës Speciale”, kryesuesi i Kuvendit thotë se ka kohë që e ka shkruar tekstin, por ka pritur derisa të kalojnë festat. Veseli ka goditur pak edhe opozitën e partnerët e koalicionit. Lexojeni të plotë kolumnen e Veselit të shkruar “Express”Mbi dramën e Gjykatës SpecialeGjykatën Speciale më së paku në botë e ka merituar Kosova që t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël. Nuk është fare çështje fati individual. Çështje është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë.

DramaKy shkrim është bërë gati për botim disa ditë para festave të fund vitit që shkoi. Arsyeja pse publikimi u la pas festave ka të bëjë me faktin që ditët festive të qytetarëve të mos ngarkohen edhe më shumë më temat e rënda të politikës kosovare. Edhe ashtu, duhet pranuar, politika në Kosovë, me inatet, mllefin dhe energjinë negative të aktorëve të ndryshëm të saj, është bërë barrë e rëndë për jetën e qytetarëve tanë.Dita e 22 Dhjetorit ishte një ditë dramatike. Dramacitetit të saj, padyshim,

i kontribuuam të gjithë, ne që jemi në politikë dhe të tjerët që flasin e shkruajnë për politikën nga pikëvështrime dhe interesa të ndryshme të ditës.Iniciativa e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e një gjykate kontraverse, nxiti reagime shpërthyese në qarqe politike dhe ato të spekulimit të lirë medial.Përveç disa shqetësimeve të karakterit pragmatik, asaj nate nuk i mungoi edhe aktrimi politik dhe shfaqjet e mllefit e të revanshizmit tipik ballkanik.Si rrallë herë, forcat politike morën pozicionime të qarta brenda dramës që po ndodhte.LDK-ja,

tradicionalisht apatike, atë natë ishte hiperaktive. Dukej hapur se donte të shfrytëzonte momentumin e “qëndrimit të fortë” kundër, të ndërkombëtarëve ndaj iniciativës, për t’u dhënë goditje “armiqve të vjetër të kohës së luftës”, të cilët po tentonin “të ndalnin” Gjykatën Speciale. Natyrisht,

në prapavijë të këtij qëndrimi të LDK-së, nuk gjendej asgjë tjetër, veç idesë se goditja e kundërshtarëve të saj nënkupton avantazh për rikthimin në pushtet. Gjithçka tjetër ishte thjeshtë cinizëm dhe retorikë boshe, përfshirë edhe atë për zgjidhjen e rasteve të rënda të krimeve politike ( ende të pa cilësuara kështu nga ndonjë verdikt gjykate).Në anën tjetër, partia Vetëvendosje, aq shumë e vetëshpallur si revolucionare dhe e padëgjueshme ndaj ndërkombëtarëve,

atë natë dha shembullin e një dëgjueshmërie ekstreme. Një kërcim i madh revolucionar nga “idealizmi i pakompromis” në oportunizëm brutal. Kuptohet, për një arsye të vetme: Gjykata Speciale si mundësi për të ardhur në pushtet.Këto qëndrime të opozitës, si dhe alarmi për fundin e botës nga individë të politizuar brenda shoqërisë civile e mediave, treguan qartë se kush jemi e çfarë jemi për njëri-tjetrin!!!Për më tepër, zhvillimi i befasishëm i ngjarjes atë natë, dëshmoi një të vërtetë të pathënë deri atëherë se entuziazmi për Gjykatën Speciale nuk ishte vetëm kërkesë dhe dëshirë e jashtme.

Fatkeqësisht, ishte edhe kërkesë e brendshme e luftës politike për pushtet dhe revanshit inatçor!22 Dhjetori si mësimNata e 22 Dhjetorit ishte e pazakontë.Edhe pse e kaluar tanimë, ajo duhet të mbetet mësim për të gjithë ne!Së pari iniciuesit, kur e menduan shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duhet ta kishin menduar më mirë,

pra edhe reaksionin kundër!Ata, në dështimin e tyre, treguan se nuk ishin të përgatitur dhe serioz për ta shtyrë përpara iniciativën e tyre. Do të thotë se nuk ishin të gatshëm të merrnin përgjegjësi!Një gjë na e ka mësuar jeta: kur fillon diçka, duhet të marrësh përgjegjësi e kjo nuk bëhet duke i ikur asaj.LDK-ja në anën tjetër duhet ta kuptojë se mundja e kundërshtarëve politikë, përmes gjykatave, nuk është rruga e duhur drejt pushtetit.Nevoja e ndriçimit të krimeve kundër vep

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here