Ramushit edhe Anites ja paska refuzu Amerika vizen! Kjo nuk asht shenj e mire per kosoves po shkojm drejt Izolimit

0
187

Ramushit edhe Anites ja paska refuzu Amerika vizen! Kjo nuk asht shenj e mire per ne

Lajmi.net, që është i afërt me zyrtarë të lartë të PDK”së, raporton që kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëshortes së tij i është refuzuar viza amerikane. Këto burime, sipas Lajm.net, thonë se Haradinaj e ka marrë “negativ” kërkesën që në fillim të muajit shkurt të udhëtojë për në SHBA.

“Kryeministri dhe bashkëshortja e tij do të merrnin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve që çdo 4 shkurt mbahet në Uashington, megjithatë çuditërisht viza i është refuzuar”, ka thënë një burim i lajmi.net.

Përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, Haradinaj do të vizitonte edhe shtetin amerikan të Iowa-s, me të cilin Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyeshme, sidomos në fushën e sigurisë.

Ftesat për Lutjet e Mëngjesit i bën Komiteti Pritës i Kongresit amerikan. Lutjet fillojnë në orën 7 e 30 të mëngjesit.
Lajmi.net ka provuar të flas me shefin e kabinetit të Haradinajt, Avni Arifin, si dhe drejtorin e Zyrës për media në kryeministri, Halil Matoshin, mirëpo kontakti më ta ka qenë i pamundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here