Vjosa Osmani LDK Kurr ska qen Kundra UCK – së Po pro Gjykates Speciale

0
252

“LDK s’është kundër UÇK-së, themeloi celula e Rugova ishte Komandant Suprem”

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratat se “LDK është kundër UÇK-së me votën e saj pro Gjykatës Speciale”.

“Ata që komentojnë se LDK është kundër UÇK-së me votën kundër Speciales, edhe atëherë edhe tash e kanë shumë gabim”, ka thënë Osmani, në “Interaktiv” të KTV-së.

“LDK-ja ka marrë pjesë në krijimin e celulave të para të UÇK-së dhe presidenti Ibrahim Rugova ka qenë komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës”, ka thënë më tej ajo.

Sipas Osmanit, LDK beson dhe ka besuar gjithnjë në luftën e pastër të UÇK-së.

“Edhe kjo votë është në këtë kontekst. Kushdo që ka kryer krime duhet të gjykohet, e krime mund të kenë bërë individët por jo UÇK-ja”, ka thënë Osmani.

Sipas zbulimi i rasteve të vrasjeve politike të pasluftës, nuk do të ishte në të mirë të Kosovës, por do të ishte në të mirë të të gjithë vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here