Pse u formua SHIK-u, ç’ishte gjatë dhe pas luftës!

0
251

Shkruan: Peka Gashi.

Me fillimin e luftës në Kosovë, fillojë edhe masovizimi dhe përkrahja e madhe, nga radhët e Atdhedashësve, Liridashësve të cilët gjaku nuk i linte pasiv, që të bënin sehirë..
Nga rënja e Komandantit Legjendarë Adem Jasharit, me 5, 6, dhe 7 Mars 98, në betejen e njohur të Prekazit, së bashku me më shumë se 50 anëtarë të familjes, ardhjet e dalzotësve Atdheut, vërshuan deri në atë masë, sa që ishte shumë vështirë të kontrollohej, pa pasur një sistem, një organizëm i cili detyrë primare do t’a kishte zbulimin e elementeve destruktive, kolaboracioniste të cilat mund të dëmtonin rëndë rrugen e filluar të LIRISË.
UÇK-ja u rrit, arriti numrin deri në 36.000 ushtarë, disa me armë e disa pa armë, në një pikë ishte një armë, të cilën e zotëronin me raste 7-8 ushtarë. Sjellja e armatimeve nga Shqipëria, ishte detyrë primare në atë kohë. Kalimi i kufirit dhe furnizimi i rradhëve të UÇK-së ishte detyrë mbi detyrat, sepse, rritja e madhe, dhe mos paisja e tyre me armë, mund të ishte fatale me fillimin e luftimeve.
Korrik 98, Tahir Zemaj, vjen me direktiva të huaja, dhe hyn në Kosovë. Qarqet konspirative, kishin përgatitur planin e tyre, i cili do të fillonte në Dukagjin, në atë zonë ku mendonin se kishin më së shumti përkrahje. Vjen si ‘’hero’’, i pajisur me para, me të cilat bleu bukurinë e një ushtaraku, sepse, në atë kohë disa shikonin se si vishej, me çka udhëtonte, çka pinte, çka hante, e duke i pasur mjetet e ‘’qeverisë’’ ai shpenzonte dhe me ato para blinte simpatinë e njerëzve për rreth, të cilët filluan t’a injoronin Ramush Haradinajn, në krahasim me Zemajn të cilin filluan t’a simpatizojnë, duke mos ditur qëllimin dhe detyren e ardhjes së tij.
Tani për SHIK-un, po t’a kishim pasë të formuar në atë kohë këtë organizëm apo strukturë, besojë fuqishëm se ‘’operacioni Zemaj’’ nuk do të ishte realizuar me sukses, siq e quante ‘’Qeveria e Kosovës’’ , kur e graduan Tahir Zemajn nga Majori në Gjeneral për realizimin e detyrës. Po t’a kishim pasur këtë strukturë, SHIK-un, kurrë nuk do arrinte Tahir Zemaj të kontaktonte Gjeneral Vllastimirin, dhe të organizonte KOMPLOTIN më të madh të ndodhur ndonjëherë, në trojet tona, dorëzimin e mbi 15 000 armëve, si dhe dezertimin e mbi 7000 ushtarëve..
Po t’a kishim pasur SHIK-un si strukturë në radhët e UÇK-së, që nga fillimi, kurrë nuk do mundnin t’a vrisnin Kolonel Ahmet Krasniqin në Shtator të 98-ës, e ndoshta do të kishim mundur që edhe Azem Hajdarin t’a kursejmë nga plumbat e bashkëveprimtarit të Ibrahim Rugovës, nga Sali Berisha.
Po t’a kishim pasur SHIK-un në atë kohë, ndoshta do të mund t’a parandalonim ‘’trobojken Serbi-Rugova-Berisha’’ që t’a organizojnë operacionin më të madh, historik mund t’a quaj në tri nivele. Vini RE, të gjitha këto operacione kanë qenë të dakorduara të zhvillohen në Shtator të 98-ës.
Niveli 2-të. Rugova përmes aparaturës qeveritare, në këtë rast Tahir Zemaj, të dëmtojë dhe të dezertojë UÇK-në në Kosovë. Të stopojë, konsolidimin e Shtabit të Përgjithshëm, rritjen e UÇK-së dhe përkrahjen e saj, në këtë rast me eliminimin e Kolonel Ahmet Krasniqit, edhe kjo në Shtator.
Niveli 3-të. Shtypja e elementit kombëtarë në Shqipëri, me të cilin identifikohej Azem Hajdari. Azem Hajdari ishte pranë Sali Berishës politikisht, por, ishte me zemër e me gjak me UÇK-në, andaj edhe ishte pengesë e qeverisë sonë në egzil, dhe kërkohej eliminimi i tij nga dora e gjatë e tyre, pra nga Salua.
Me, shpartallimin e përkohshëm të UÇK-së, në Shtatorëtë 98-ës, me eliminimin e Kolonel Ahmet Krasniqit, si njeri që u pajtua që të bashkohej me UÇK-në dhe të luftonin bashkë, si dhe me vrasjen e elementit atdhetarë të Shqipërisë, Azem Hajdari, u krenua Millosheviqi, dhe foli në Bruksel e Washington, se ‘’NUK KA MË UÇK NË KOSOVË’’. Por e përgënjeshtrojë Wesly Klark, duke i thënë se UÇK ka, duke e përmendur Bataljonin e ll të Budakovës, dhe Komandantin e saj Sadik Halitjahen, i cili bashkë me mbi 600 ushtarë qëndronte stoikisht në istikame, duke i falenderuar edhe terenit të favorshëm gjeografik.
Me, shpartallimin e përkohshëm të UÇK-së, në Shtatorëtë 98-ës, me eliminimi.-
Nesër do të lexoni se, si u parandalua ‘’DESANTI FARKIST’’ në Zonën Operative të Pashtrikut. Çfarë qëllime kishin, kush u printe, pse mu këto dy Zona u zgjodhën nga FARK-u për të operuar, kush i ndalojë, kur e morrën vesh dështimin, pse iku komandanti i tyre më 11 Mars 99, duke shfrytëzuar festimin ushtarak, me rastin e datës së Demonstatave.

Nkosove.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here