Kryeminstru Ramush Haradinaj ia rritë pagën edhe Hashim Thaçit . po Sa ?

0
165

Ramush Haradinaj nuk do ta ketë më pagën më të lartë në Institucionet e Kosovës. Me ose pa dije, ai ka vendosur që t’ia rrisë pagën edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për 25 për qind.
Nga 2,906 euro, ai mund të marr 3,635 çdo muaj duke filluar nga janari 2018.
Krejt kjo pasi në bazë të Ligjit për Presidentin, Thaçi nuk mund ta ketë pagën më të vogël se Kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
Në bazë të këtij ligji “Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”.
Bazuar në faktin se Haradinaj ka anashkaluar rritjen e pagave mbi bazën e koficientëve kur ka rritur pagën e tij, ligjet në fuqi u garantojnë rritje page edhe Kryeparlamentarit Veseli dhe Presidentit Thaçi.
Kështu, Gazeta Fjala ka kalkuluar pagën aktuale të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës e cila është 2,325 euro. Sipas kësaj, paga e Presidentit është 581.25 euro më e lartë, që i bie rreth 2,906 euro.
Ndërkaq, me një rritje prej 25 për qind të pagës së Kryetarit të Kuvendit, automatikisht Presidentit i rritet paga gjithashtu për, që i bie 3,635 në muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here