E kish Vendos keta tretë qe Kosova …

0
95

Mos Pritni Viza libarilizimi e vizave
Për shkak të frikës personale, Thaçi, Veseli dhe Haradinaj po i mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur të martën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do ta fusin në rend të ditës shfuqizimin e Ligjit për krijimin e Gjykatës Speciale, gjë e cila do ta përplaste vendin tonë me Bashkimin Evropian.
Kur je i ngujuar në një gropë, gjëja e fundit që e bën, nëse e ke ndërmend të dalësh prej aty, është që të vazhdosh të groposh edhe pak më thellë.
Kosova edhe më tutje është në konflikt të hapur me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e demarkacionit, kurse presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari, në vend që ta zgjidhin këtë problem, javën e ardhshme pritet ta hapin edhe një front tjetër shumë më të rrezikshëm sesa kufiri me Malin e Zi.
Gazeta Express ka mësuar që me iniciativën e Thaçit, Haradinajt dhe Veselit, kanë filluar të mblidhen nënshkrimet e deputetëve për ta thirrur të martën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të provohet të shfuqizohet Ligji i aprovuar vite më parë për themelimin e Gjykatës Speciale.
Një hap i tillë, ka mësuar Express prej burimeve diplomatike, do ta fundoste përfundimisht shpresën e Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian, përmes liberalizimit të vizave, ose përmes çfarëdo rruge tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here